E ardhmja e mbrojtësit të Shqipërisë, Marash Kumbulla do të dihet përfundimisht në muajin qershor kur drejtuesit e Romës do të marrin vendim për të.
Kumbulla në fund të këtij sezoni do të kthehet te Roma pas huazimit nga Espanyoli dhe ekipi italian ka në dorë fatin e të ardhmes së tij.
Kumbulla ka treguar paraqitje të mira në Spanjë, ku në 29 ndeshje të luajtura në të gjitha garat ka shënuar edhe dy gla.
25-vjeçari ka kontratë me Romën deri në vitin 2027 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 6 milionë euro.
Ai mund të mbetet te Roma sezonin e ardhshëm apo edhe të largohohet nëse klubi italian merr ndonjë ofertë të mirë për kartonin e tij.
Kumbulla karrierë në Itali ka bërë edhe te Sassuolo e Verona kurse me Shqipërinë ka 23 paraqitje.