7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Roma në festë për Dybalan, krijohet edhe akullorja “Joya” për nder të tij

- Advertisement -

Roma është në festë pasi sot e zyrtarizoi transferimin e një lojtari të madh siç është Paolo Dybala.

Futbollisti argjentinas zbarkoi në Romë pasi i përfundoi kontrata me Juventusin.

Dhe, romakët menjëherë kanë krijuar diçka për ta nderuar ish-futbollistin e Palermos, shkruajnë mediat italiane.

Një dyqan akulloresh e ka krijuar një shije të akullores të quajtur “Joya”, ku e ka vendosur mënyrën e festimit të golave të yllit argjentinas.

Me siguri, përpos akulloreve në këto ditë të nxehta të korrikut, tifozët “Giallorossi” do t’i shijojnë edhe golat e përfaqësuesit argjentinas.

Dybala kishte oferta nga klube më të mëdha se Roma, por në fund vendosi t’i bashkohet ekipit të Jose Mourinhos dhe ky fakt është duartrokitur dhe përshëndetur nga tifozët romakë, të cilët presin shumë nga futbollisti i deridjeshëm i Juventusit. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit