Roma ka arritur të siguroj biletën për çerekfinale të Kupës së Italisë.
Romakët kanë triumfuar me rezultat 3-1 ndaj Lecces.
Golat nga Kumbulla 40′, Abraham 54′ dhe Shomurodov 81′ i dhanë kalimin në raundin tjetër skuadrës, teksa për mysafirët golin e vetëm e realizoi Calabresi i cili e hapi sfidën në minutën e 14-të.
Me këtë fitore, Roma kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë dhe aty do të takohet me skuadrën e Interit të cilët triumfuan të mërkurën mbrëma ndaj Empolit pas vazhdimeve.