Roma ka shënuar fitore ndaj Udineses si mysafir me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 22-të të Serie A. Fillimi i ndeshjes ishte i qetë me të dy skuadrat që ishin të kujdesshme në fazën defensive.
Në minutën e 38-të, Sandi Lovriq asistoi te Lorenzo Lucca i cili shënoi për 1-0.
Roma shënoi me Artem Dovbyk, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje. Me të filluar pjesa e dytë, Roma fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Lorenzo Pellegrini, që shënoi për 1-1.
Në minutën e 64-të, Roma sërish fitoi penallti, ku kësaj radhe Dovbyk ishte i saktë për të shënuar për 2-1.
Deri në fund, Roma menaxhoi rezultatin, duke marr një fitore të madhe si mysafir pas një kohe të gjatë, që e ngjitë në vendin e nëntë me 30 pikë.