Roma ka marrë fitore me shumë vuajtje ndaj Monzës me rezultat minimal 1-0.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin baras 0-0.
Për të sjell gëzim të jashtëzakonshëm në Olimpico u përkujdes Stephan El Shaaraëy në minutën e 90-të.
Reprezentuesi italian pranoi një top në zonë pas një tollovie dhe me një goditje të fuqishme realizoi për 1-0.
Trajneri i Romës, Jose Mourinho i nervozuar, u kthye nga bankina e ekipit kundërshtar dhe iu tha: Mos folni shumë dhe mos qani tani
Ai u ndëshkua me të kuq pas këtij gjesti.
Me këtë fitore Giallorosët ngritën në pozitën e gjashtë në tabelë me 14 pikë, tetë më pak se lideri Interi.
Ndeshjen e ardhshme Roma e luan në udhëtim te Interi, derisa Monza pret Udinesen.