Paolo Dybala është bërë sot edhe zyrtarisht futbollist i ri i Romës.
Klubi italian e ka prezantuar futbollistin argjentinas përmes një videoje të prezantuar në rrjetet sociale.
Përfaqësuesi argjentinas e mbylli eksperiencën në Juventus në fund të sezonit që shkoi dhe më pas e kishte statusin e lojtarit të lirë.
Dhe, edhe pse lojtarin e donin klubet e mëdha evropiane, ai megjithatë vendosi t’i bashkohet trajnerit Jose Mourinho në Romë.
Ish-futbollisti i Palermos ka nënshkruar kontratë trevjeçare, deri në verën e vitit 2025, ndërsa në të është përfshirë edhe klauzola e shkëputjes së kontratës.