15.9 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Roma dhe Interi monitorojnë situatën e Cuadrados

- Advertisement -

Roma dhe Interi janë duke e monitoruar situatën e Juan Cuadrados.

Juventus thuhet se nuk është i sigurt nëse do të zgjasë apo jo kontratën e Cuadrados, kështu që ai mund t’i bashkohet Interit ose Romës si agjent i lirë.

Marrëveshja aktuale e ndërkombëtarit kolumbian do të skadojë në qershor të vitit 2023 dhe ‘Zonja e Vjetër’ nuk janë domosdoshmërisht të garantuara për një zgjatje.

Ai ka qenë në klub që kur u largua nga Chelsea në 2015, fillimisht në huazim dhe më pas duke e bërë lëvizjen e përhershme për një total prej 26.8 milionë euro.

Cuadrado e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Itali te Udinese, Lecce dhe Fiorentina, kështu që nëse do të lirohej si lojtar i lirë, ai ndoshta do të mbetej në Serie A.

Sipas ‘La Repubblica’, Interi dhe Roma do të ishin të interesuar të marrin Cuadrado falas verën e ardhshme.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh me të ardhmen e anësorit kolumbian.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit