Roma ka fituar 3:0 ndaj Udineses për t’u forcuar në vendin e tretë në Serie A. Ndeshja e luajtur të dielën mbrëma ishte e vlefshme për xhiron e 30-ë të kampionatit italian.
Roma ka 56 pikë në vendin e tretë. Lazio është e dyta me 61 pikë, ndërsa Milani i katërti me 53 pikë. Udinese është e 12-a me 39 pikë.
Edoardo Bove shënoi golin e parë për skuadrën e Jose Mourinhos në minutën e 37-ë. Për 2:0 realizoi Lorenzo Pellegrini në minutën e 55-të, ndërsa Tammy Abraham shënoi në minutën e 91-të për rezultatin përfundimtar, 3:0.