14 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Rolling Stones turne evropian për 60-vjetorin e themelimit

- Advertisement -

Rolling Stones këtë muaj do të shpallin një turne evropian për të shënuar 60 vjetorin e themelimit, duke përfshirë një koncert në Liverpool.

Rokerët legjendar – Mick Jagger, Keith Richards dhe Ronnie Wood do të zbulojnë planet e tyre për koncertet historike më 14 mars.

Burimet thonë se data e parë e turneut në Mbretërinë e Bashkuar – e cila fillon në qershor – do të jetë në stadiumin Anfield të Liverpoolit, pasi grupi do të kthehet në qytet për herë të parë në pesë dekada, shkruan The Sun.

Performanca e tyre atje do të jetë koncerti i parë i krijuesve të hiteve që kur ata luajtën në “Empire Theatre” në 1971.

“Herën e fundit që Stones ishin në Liverpool, ata performuan para një turme të vogël prej disa mijëra njerëzve në Empire. Por Anfield ka një kapacitet prej 53,000 persona. Do të jetë një moment i madh për ta dhe fansat e tyre”, tha një burim.

“Ky turne ka qenë në fazat e planifikimit për një kohë të gjatë, dhe ato plane tani janë në prag të finalizimit. Është një kohë shumë emocionuese. Biletat, kur të dalin në shitje, do të jenë si pluhur ari”, tha tutje ky burim.

Grupi i famshëm muzikor do t’i bashkohen listës së një grupi të vogël yjesh që kanë mbajtur koncert në stadiumin ikonik të futbollit.

Më pak se 20 koncerte janë mbajtur në ambientet e hapura, ku janë shfaqur performanca nga Paul Mccartney, Take That, Bon Jovi dhe Pink.

Turneu i fundit i Elton John është planifikuar të zhvillohet në të njëjtin vend këtë vit.

“60 vitet në krye të lojës së tyre janë një arritje e jashtëzakonshme, dhe ky turne do të jetë një për t’u mbajtur mend. Do të pasohet nga një album i ri. Mick dhe Keith kanë shkruar këngë që tani po i regjistrojnë. Kështu që ka shumë për të pritur nga Stones në muajt në vijim”, ka zbuluar burimi i afërt me grupin.

Vitin e kaluar, Mick dhe Keith shënuan 60-vjetorin e takimit të tyre të parë – më 17 tetor 1961 – me një mbishkrim në Instagram ku shkruhej: “60 vjet në të njëjtin tren”.

Performanca e tyre e parë si grup ishte në Marquee Jazz Club të Londrës më 12 korrik të vitit 1962.

Në atë kohë pjesë e grupit ishin Mick, Keith, kitaristi Brian Jones, pianisti Ian Stewart, basisti Dick Taylor dhe bateristi Mick Avory. Më pas Charlie Watts u bë pjesë e tyre si baterist janarin e ardhshëm. I cilësuar si “rrahja e pazëvendësueshme e zemrës” e grupit , ai u nda nga jeta gushtin e kaluar.

Tani, Steve Jordan pritet të luajë në bateri për Stones gjatë turneut.

Pas koncertit të tyre në Anfield, Stones do të luajnë dy koncerte në “Hyde Park” të Londrës, si pjesë e festivalit “British Summer Time”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit