Ambasadori gjerman Jorn Rohde, ka nënvizuar nevojën urgjente për të vazhduar bisedimet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.
Kështu tha Rohde pas sulmit të cilin ai e cilësoi si “kriminal dhe terrorist”, ndaj Policëve të Kosovës në Banjskë.
“Sulmi i tmerrshëm kriminal dhe terrorist i së dielës kundër zyrtarëve të zbatimit të ligjit në Kosovë nënvizon nevojën urgjente për të vazhduar bisedimet e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit tani”, shkroi Rohde
Ndryshe, një grup i armatosur, që sipas autoriteteve përbëhej prej rreth 30 personash, sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.