16.5 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Rohde reagon për arrestimin e Radimiroviqit: Ngre dyshime për ngacmime politike, ankesa do të shqyrtohet

- Advertisement -

Ai ishte bashkë me të fejuarën e tij, në momentin e arrestimit, raporton Indeksonline.

Lidhur me këtë arrestim pati reagime të shumta, përfshirë edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se ky arrestim u bë vetëm pse Radimiroviq është pjesë e institucioneve të Kosovës.

Për arrestimin e Radimiroviqit ka reaguar sot edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Rohde thotë se është duke i ndjekur raportimet, teksa arrestimin në fjalë thotë se ngre dyshime për ngacmime politike.

Ambasadori gjerman deklaroi gjithashtu se do të ketë shqyrtim të ankesës zyrtare lidhur me këtë rast.

“Duke ndjekur nga afër raportet shqetësuese për ndalimin e shefit të administratës së Leposaviqit, në Serbi. Nuk është hera e parë në muajt e fundit që ndalimi në pikën kufitare ngre dyshime për ngacmime politike. Pritet që ankesa zyrtare të shqyrtohet shpejt” ka shkruar Rohde.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, deklaroi se Radimiroviq u mbajt për 4 orë në pikën kufitare, ku u mor në pyetje nga disa persona.

Marrja e tij në pyetje ka vazhduar për disa orë radhazi përgjatë ditës, teksa pas ndalimit në pikën kufitare, Radimiroviq u transportua në stacionin policor në Rashkë.

Sipas Nenad Rashiqit, ndaj Radimiroviqit është iniciuar vepra penale “Shkelje e rendit kushtetues.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit