13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Rohde reagon pas vendimit të Gjykatës për Klan Kosovën

- Advertisement -

Ambasadori Jorn Rohne ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Komerciale në rastin e Klan Kosovës.

“Ky është sundim i ligjit”, ka thënë ai, duke shpërndarë reagimin e Qendrës Evropiane për Lirinë e Medias.

Ndërkohë, nga kjo qendër kanë thënë që e mirëpresin këtë vendim, i cili mbron pluralizmin e medias dhe kundërshton përpjekjet e Qeverisë për ta minuar lirinë e shtypit.

“Kërkojmë nga Komisioni i Pavarur për Media që të mos ndërmarrë asnjë veprim para vendimit përfundimtar të gjykatës. Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë nga afër rastin duke mbetur thellësisht të shqetësuar dhe të tronditur nga qasja e qeverisë së Kosovës ndaj mediave dhe gazetarëve.” – thuhet tutje.

Gjykata Komerciale e ka aprovuar padinë e Klan Kosovës për ta shtyrë ekzekutimin e vendimeve që ia suspendojnë licensën e biznesit. Ky vendim nënkupton masë të përkohshme, që garanton funksionimin e mediumit, deri në përfundimin e gjykimit të këtij rast.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit