31.3 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

Rohde-Qeverisë: Të papranueshme sulmet ndaj gjyqtarëve e ndërhyrja në drejtësi, më e pakta që i duhet tani Kosovës

- Advertisement -

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka dhënë mbështetje për qëndrimin e shefit të Zyrës së BE-së, Ario Orav, i cili e ka quajtur të papranueshme ndërhyrjen e Qeverisë në drejtësi, pas vendimit të Gjykatës Supreme.

Rohde ka thënë se sulmet ndaj gjyqtarëve në mënyrë individuale dhe ndërhyrja në drejtësi është plotësisht e papranueshme.

Diplomati gjerman thotë se kjo është ajo që më së paku ka nevojë një vend që është veçse në një situatë të vështirë politike.

“Mbështetje e plotë për qëndrimin e Ambasadorit të BE-së! Sulme të tilla kundër gjyqtarëve individualë dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë absolutisht të papranueshme. Është më e pakta që i duhet këtij vendi në këtë situatë politike tashmë të vështirë”, ka shkruar Rohde.

Të ngjashme

Të fundit