-2.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Rohde për takimin Kurti-Sarrazin: Procesi i Berlinit elementi kyç

- Advertisement -

Ambasadori gjerman Jorn Rohde, teksa ka komentuar takimin e përfaqësues special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin me kryeministrin Albin Kurti, ka potencuar rëndësinë e procesit të Berlinit.

“Në takim me kryeministrin Albin Kurti, Manuel Sarrazin përfundoi vizitën e tij në Kosovë.  Duke shprehur mbështetjen e patundur të Gjermanisë për rrugën e Kosovës përpara drejt integrimeve euroatlantike, ai theksoi se çfarë duhet bërë edhe nga ana e Kosovës. Procesi i Berlinit është elementi kyç për rrugën përpara”, ka shkruar Rohde në X.

Ndërkaq kryeministri Kurti nga takimi me Sarrazin ka theksuar mundësinë e lëvizjes së lirë mes Kosovës e Bosnje-Hercegovinës.

“Ndërsa Procesi i Berlinit feston 10 vjetorin e tij këtë vit, ai nënvizon rëndësinë e tij si një platformë për bashkëpunim dhe rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve të kaluara, përfshirë lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës”, ka shkruar Kurti.

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit