28.1 C
New York
Saturday, August 16, 2025

Buy now

Rohde për ngërçin: Pas 55 tentimesh, ndoshta ka ardhur koha të ndërrohet ekipi

- Advertisement -

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur për krizën politike në vend dhe shprehjen që ai e pati përdorur gjatë muajit prill se ‘nëse dështon ekipi, zëvendësojeni dikë nga ekipi’.

Rohde u shpreh se edhe e ka të njëjtën shprehje, por sipas tij “pas 55 tentimesh, ndoshta ka ardhur koha të ndërrohet ekipi”.

“Siç e kam sugjeruar në muajin prill ku kam thënë duke përdorur analogjinë e futbollit se nëse ekipi i juaj nuk është i suksesshëm, zëvendësojeni dikë nga ekipi”.

“Ende e kam po të njëjtën thënie sepse ende e kemi të njëjtin problem. Pas 55 tentimesh, ndoshta ka ardhur koha të ndërrohet ekipi sepse unë i di reagimet e opozitës, ata kanë thënë se do të votojnë qeverinë përderisa të jenë anëtarë të kabinetit”, u shpreh Rohde raporton Klankosova.tv

Më tej, ai u shpreh se partive politike iu duhet vullnet për kompromis dhe sipas tij, aktorët politikë duhet të shohin vullnet për t’i zgjidhur problemet e jo për t’i thelluar ato.

Të ngjashme

Të fundit