10.5 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

Rohde nga Berlini: Zgjerimi i BE-së top prioritet, ka konsensus në nivel të Bashkimit Evropian

- Advertisement -

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ndodhet në Berlin në konferencën e ambasadorëve gjermanë që shërbejnë jashtë shtetit, ka  shkruar se është e qartë se zgjerimi i BE’së është top prioritet i politikës së jashtme dhe konsensus në nivel të BE-së.

“Pas pjesëmarrjes në dy panele depërtuese mbi zgjerimin e BE-së sot, konkluzioni im kryesor është kristal i qartë: Zgjerimi i BE-së nuk është vetëm prioriteti ynë kryesor në Politikën e Jashtme, por edhe një konsensus në nivel të BE-së që nënvizon rëndësinë e tij të pamohueshme si një domosdoshmëri gjeopolitike” ka shkruar Rohde, në platformën X, pas pjesëmarrjes në mbledhjen e më shumë se 220  shefave të misioneve gjermane të akredituara nëpër botë, ku edhe Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Analena Baerbock ka mbajtur fjalim.

Çështja e zgjerimit të Bashkimit Europian u rikthye në agjendë javën që shkoi kur Presidenti i Këshillit të BE’së Charles Michel në Slloveni theksoi se BE dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë të gatshme për zgjerim në vitin 2030.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit