Lajmet politike po e dobësojnë Kosovën në shumë fusha të tjera, ka thënë ambasadori gjerman në vend, Jorn Rohde, Ai madje, i bëri një krahasim edhe me Shqipërinë kur foli për turizmin.
Rohde përmendi promovimin që i bënë turizmit kosovar, dukë thënë se edhe kjo po i vështirësohet për shkak të “lajmeve politike” që e dobësojnë vendin.
“Dua ta nënvizoj, unë nganjëherë me ambasadë e promovoj turizmin alpin. Dje isha në Valbonë e Theth ka qindra njerëz që sjellin para aty, të njëjtën gjë e dua edhe për Kosovën. Por, është e vështirë të promovosh diçka nëse ka vazhdimisht lajme politike që e dobësojnë atë. Kosova do të mund të ishte e njëjta gjë me Thethin e Valbonën, duhet të ketë theks më shumë te shëndetësia, zhvillimi ekonomik, turizmi, e jo çështje që i diskutojmë çdo ditë”, tha ai.