Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, mori pjesë në një pritje për nder të Ditës Kombëtare të Ukrainës.
Me një shall me ngjyrat e shtetit që po lufton ta mbrojë integritetin dhe sovranitetin e saj kundër Rusisë, Rohde mbajti një fjalim në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, duke theksuar mbështetjen e Kosovës për Ukrainën që nga fillimi i luftës.
Rohde tha se mbështetja ka qenë e fortë dhe se është krenar që “Kosova ka qenë pjesë e kësaj mbështetjeje të pandërprerë që në fillim”.
“Ky solidaritet është veçanërisht i jashtëzakonshëm pasi që Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën si shtet sovran”, tha Rohde.
Megjithatë, ai shtoi se populli i Kosovës ka treguar mbështetje të thellë për Ukrainën.
Nga Prishtina në Kyiv, ai tha se mbështetja është ka qenë në shumë niveleve, si në aspektin ushtarak, ashtu edhe në atë politik.
Në këtë pikë, ambasadori gjerman përmendi edhe strehimin e gazetarëve ukrainas në Kosovë.