11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Rohde: Kosova synon anëtarësimin në BE e KiE, dëgjimi i këshillave tona do ta ndihmonte

- Advertisement -

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i është kundërpërgjigjur Qeverisë së Kosovës, pasi kjo reagoi ndaj deklaratës së vendeve të QUINT-it, BE-së dhe OSBE-së, që tha se vendimi për shpronësimet në veri ishte i jashtëligjshëm

Por, Rohde ka cituar një raport të juristëve të KiE-së e që sipas tyre vendimi i Qeverisë së Kosovës nuk është në përputhje me sundimin e ligjit.
Ambasadori gjerman, ka thënë se Bashkimi Evropian, OSBE dhe Këshilli i Evropës janë organizata ku Kosova synon anëtarësimin dhe për të ndodhë kjo duhet të marrë parasysh këshillat e tyre.

“BE, OSBE dhe KiE janë organizata që Kosova përpiqen të bëhen anëtare. Për të vazhduar me këtë, do të ndihmonte nëse këshillat tona të përbashkëta me ta do të konsideroheshin. Ne nuk jemi këtu për të ndëshkuar, por për të mbështetur”, ka shkruar ai në X.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit