Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se pas liberalizimit të vizave, Kosova mund të përqendrohet në gjëra të tjera.
Rohde tha se sfidat e Kosovës mbeten afrimi me BE-në dhe strukturat atlantike. Ai tha se Kosova “duhet të jetë anëtare e organizatave ndërkombëtare” dhe se në këtë ka mbështetjen e Gjermanisë.
“Sfidat për Kosovën do të mbeteshin, sepse ne kemi sfida të përbashkëta, për ta afruar Kosovën me BE-në dhe me strukturat atlantike. Kosova duhet të jetë anëtare e organizatave ndërkombëtare”, tha ambasadori gjerman.
Duke përmendur synimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës e në NATO, Rohde tha se që kjo të ndodhë, duhet të arrihet normalizimi.
“Por që kjo të ndodhë, sfida e madhe është se si të arrihet normalizimi në një rrugë të shpejtë”, tha ai, duke shtuar se të gjithë duhet të punojnë për këtë.