30.6 C
New York
Sunday, August 17, 2025

Buy now

Rohde “i zhgënjyer” me qëndrimin e VV-së që “njëherë të presim ta lexojmë Aktgjykimin”

- Advertisement -

Jorn Rohde, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, tha se është “i zhgënjyer” me deklarimet e politikanëve nga Vetëvendosje te të cilët s’ka parë gatishmëri për zbatim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për seancën konstitutive; aktgjykim ky i cili e ndaloi në plotni të gjithë uzurpimin procedural të Avni Deharit, kryesuesit thjesht nga virtyti i moshës në seancë konstitutive.

“Jo, jo”, tha Rohde në një intervistë në Klan Kosova – “duhet të thoni se e respektoni…e jo ‘duhet ta lexojmë’ Aktgjykimin…nuk duhet të lëmë hapësirë për spekuliime se dikush nuk do ta respektojë”.

Ndërsa vetë Rohde, nga korrespodenca private me akterë politik të pushtetit në detyrë, nuk mundi të thotë se ka dëgjuar ose parë gatishmëri se do të ketë zgjidhje të bllokadës institucionale.

“Analogjia e futbollit: ndoshta ka ardhur koha të ndërrohet ekipi. Opozita ka thanë se do të votojnë këdo që s’ka qenë anëtar qeverie. Pra, duhet të ketë vullnet për zgjidhje, e jo futje më thellë në problem”, tha ai.

Kështu si qëndrojnë gjërat – pa dy institucione funksionale – Rohde tha se qeveria gjermane “nuk ka partner real”.

Në dritën e zgjedhjeve lokale, Rohde – njëjtë si amerikanët – bëri thirrje që të mos ketë “tentime” për të ndaluar parti politike serbe, përkatësisht Listën Serbe, që të merr pjesë në zgjedhje.

“Duhet të kthehet përfaqësimi politik në veri…jo me 2%”, ttha Rohde – referuar kryetarëve shqiptarë me legjitimet minimal ndonëse legalë.

“Mbani zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse, mos provoni të ndaloni pjesëmarrjen e partive politike – kundërshtarët politikë luftojini me politikë, por jo me çështje adminsitrative. Dhe të jem konkret, nëse në shkurt kishte tentime për ndalim të Listës Serbe, ju duhet ta respektoni procedurën, dhe jo prapa dyerve të mbyllura dhe jo të kemi në veri kryetar komunash me 2% sepse nuk përfaqësojnë popullatën”, tha ai.

Për çështjen e ndërtimit të dy urave të reja – një për kalim veturash dhe një për këmbësor, që supozohet të ndërtohen në shtator – Rohde tha se është lëvizje “eskaluese” për të cilën “nuk ka klimë” dhe se Mitrovica e veriut po udhëheqet nga një kryetar “me 2% të votave”.

“E kemi thënë edhe publikisht, edhe ne edhe BE-ja. A është koha të ndërtohen ura shtesë tani? Në një kohë ju duhet shtensionim dhe tensionim, keni edhe zgjedhe lokale tani. Ishim udhës për Mitrovicë, dhe do të ishte më mirë zgjidhja e tollovisë së qarkullimit rrugor në Vushtrri se sa ndërtimi i dy urave”.

“Ndërtimi i dy urave të reja nuk është ndihmuese në heqjen e sanksioneve. Situata është gjithmonë ndryshe, por keni një kryetar në veri që nuk përfaqëson popullinë. Po të kishte kryetar në veri me përfshirje të popullit, nuk do të mund të thonit qe me 2%. ndërtimi i urave para zgjedhjeve është hap eskalues i cili nuk sjell mjedis që largon masat ndëshkuese”, shtoi ai.

Për çështjen e (mos)anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Rohde i qëndroi linjës së vjetër – që sapo të dërgohet draft-Statuti i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, Kosova do të kalonte anëtarësimin.

“Sapo që të bëhet hapi i parë i dërgimit në kushtetuese Draft-Statutin, dhe ne 100% e rewspektojmë vendiin e Gjykatës. Dhe takim të jashtëzakonshëm mbahet në Këshill të Evropës, dhe jam i bindur se kalon anëtarësimi i Kosovës”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit