Home Lajme Rohde i shpërndan çelësat, me Maqedoncin hipin në njërin prej kamionëve që Gjermania ia dhuroi Kosovës

Rohde i shpërndan çelësat, me Maqedoncin hipin në njërin prej kamionëve që Gjermania ia dhuroi Kosovës

0
Rohde i shpërndan çelësat, me Maqedoncin hipin në njërin prej kamionëve që Gjermania ia dhuroi Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës u pajis me pesë kamionë ushtarakë që ishin donacion i Gjermanisë prej 2.7 milionë euro. Ato u pranuan sot me një ceremoni të mbajtur në kazermën e FSK’së në kryeqytet “Adem Jashari”.

Pas fjalëve që ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde i mbajtën, ata hipën në njërin prej kamionëve ushtarak.

Fillimisht, Rohde ua shpërndau çelësat ushtarëve që ishin renditur përpara pesë kamionëve të dhuruar nga Gjermania.

Në ceremoni morën pjesë edhe ushtarë gjermanë, ndërsa në fund u shkrep një fotografi e përbashkët.

Exit mobile version