14.7 C
New York
Saturday, October 11, 2025

Buy now

Rohde i prerë: Venimet e Gjykatës Kushtetuese e Supreme duhet të respektohen

- Advertisement -

Ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur për rolin dhe rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se edhe në vendet tjera nuk ka gjithmonë pajtim me vendimet e Gjykatave Kushtetuese apo Supreme, por theksoi se kur merret një vendim, ai duhet të zbatohet.

Duke folur për këtë çështje, Rohde u shpreh se ky është parimi mbi të cilin funksionon demokracia.

“Për fat të keq Gjykata Kushtetuese duhet ta bëjë punën në mënyrën e politikave dhe për këtë arsye nëse i vendosni në një situatë dhe pastaj e kritikoni vendimin, mendoj se kjo është më e keqja e të dy anëve”.

“Nëse ua jepni vendimin sepse duhet të vendosin, mos e minoni, ose mos e nënçmoni besimin në këtë Gjykatë, sepse ky është institucioni që keni”.

“E patë deklaratën e QUNT-it, i patë misionet e jashtme çfarë thonë dhe çfarë presin, se ju do të respektoni vendimin”.

“A mendoni në vendet e jashme si në ShBA apo në vendin tim që të gjithëve u pëlqejnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese ose Supreme, jo. Por, sapo të merret një vendim atëherë ai duhet të zbatohet sepse kjo është mënyra në të cilën demokracia funksionin”, theksoi Rohde.

Të ngjashme

Të fundit