Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka dorëzuar vizën e fundit turistike që e lëshon ambasada gjermane në Prishtinë.
Me anë të një postimi në platformën X, Rohde është shprehur i emocionuar që më në fund po përmbyllet ky cikël, duke i dhënë rrugë liberalizimit të merituar.
“Duke festuar një moment historik! Sapo i dorëzova vizën e fundit të rregullt Shengen një shtetasi kosovar. I emocionuar që kjo epokë po mbyllet më në fund, duke i dhënë rrugë liberalizimit të merituar të vizave në më pak se dy javë! Duke sjellë diasporën në shtëpi shumë më afër së bashku”, shkroi Rohde.
Celebrating a historic milestone! Just handed the last regular Schengen visa to a Kosovar citizen🇽🇰. Thrilled that this era is finally closing, marking the way for well-deserved visa liberalization in less than two weeks! 🇪🇺🌍 Bringing home & diaspora much closer together 🇩🇪🤝🇽🇰 pic.twitter.com/RqNmVA2Df1
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) December 18, 2023