Ceremonia e diplomimit u përcoll me shumë emocione.
Në mesin e 419 policëve, 85 prej tyre ishin nga komunitetet.
E ata që i përkisnin atij serb, filluan të japin dorëheqje vetëm një muaj pasi e veshën uniformën.
Sipas autoriteteve të Kosovës, deri tek vendimi i dorëheqjen së 7 policëve ka ardhur pas presionit të Serbisë.
E se këta zyrtarë janë frikësuar për ta ushtruar detyrën e tyre, e tha edhe ambasadori gjerman në Kosovë në një prononcim për televizionin 7.