Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka uruar komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani.
Përmes një postimi në Twitter, Rohde ka falënderuar Gjeneralmajorin Őzkan Ulutaş, për shërbimin e tij të jashtëzakonshëm si komandant.
Ai tutje ka shtua se Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur KFOR-in.
“Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur KFOR-in dhe zbatimin e misionit të tij, siç riafirmohet nga rritja jonë e fundit e ndjeshme me kontingjent.” – ka shkruar Rohde.