Home Lajme Rohde: Formimi i Asociacionit është vonuar

Rohde: Formimi i Asociacionit është vonuar

0

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka thënë se pajtohet plotësisht me thirrjen e amerikanëve që Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në një postim në Twitter, Rohde thotë se në 2013 Kosova u zotua se do ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe se ai është vonuar.

“Pajtohem plotësisht: Më 27 qershor, 2013, Kosova u zotua që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai është vonuar dhe do të çojë para bisedimet për normalizim”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Reagimi i ambasadorit gjerman erdhi pasi sot u publikua një opinion nga këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet si dhe emisari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ku u bë thirrje për të formuar menjëherë Asociacionin.

Ambasadori gjerman, Rohde tha se pajtohet me atë që kanë shkruar zyrtarët amerikanë si dhe vlerëson që Kosova është vonuar në formimin e Asociacionit.

Ndërsa po për Asociacionin, me ftesë të ambasadorit Jeff Hovenier, do të diskutohet të martën e 31 janarit në ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Partitë opozitare në vend i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Hovenier, ndërsa do të ketë përfaqësues edhe nga Kuvendi, Presidenca e Qeveria.

Exit mobile version