27.5 C
New York
Saturday, July 26, 2025

Buy now

Rohde: Aktgjykimi i Kushtetueses ishte një karton i kuq për ata që nuk po konstituojnë Kuvendin

- Advertisement -

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka marrë pjesë në tentativën e 52-të të deputeteve për konstituim të Kuvendit.

Pas dështimit të kësaj seanca, ai ka shprehu shqetësimin e tij për ngërçin politik.

Diplomati gjerman ka bërë me dije se Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet nga partitë politike.

Sipas tij, ky aktgjykim ishte një karton i kuq për ata që nuk po e konstituojnë Kuvendin.

“Jemi këtu për ta theksuar shqetësimin tonë dhe urgjencën për të formuar institucionet. Qytetarët dolën për të votuar më 9 shkurt dhe tani janë bërë gati gjashtë muaj. Klasa politike po dështon përballë qytetarëve. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte një karton i kuq për ata qe nuk konstituojnë Kuvendin”, ka deklaruar ambasadori gjerman.

Të ngjashme

Të fundit