21.7 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

Rodrygo rinovon kontratën deri në vitin 2028 me Real Madridin

- Advertisement -

Sulmuesi i krahut, braziliani Rodrygo është futbollisti i radhës që ka rinovuar kontratën me Real Madridin. Klubi spanjoll të enjten ka bërë të ditur se Rodrygo me rinovimin e kontratës do të jetë pjesë e Realit deri në verën e vitit 2028.

Edhe pse detajet financiare nuk janë bërë të ditura, mediumet spanjolle kanë raportuar se Rodrygos i është përfshirë një klauzolë lirimi në vlerë prej një miliard eurosh.

22-vjeçari është pjesë e Realit prej vitit 2018, ndërsa deri më tani, ai ka shënuar 39 gola në 179 paraqitje për klubin madrilen në të gjitha garat.

Të ngjashme

Të fundit