Goditje e rëndë për Real Madridin dhe përfaqësuesen e Brazilit. Rodrygo ka pësuar këputje të ligamentit në gjurin e djathtë dhe sezoni për të konsiderohet i mbyllur.
Sipas raportimeve nga “Marca”, sulmuesi brazilian u lëndua në humbjen 0-1 ndaj Getafes. Ai pritet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën gjashtë muaj, çka nënkupton se nuk do të rikthehet më këtë edicion.
Lajmi është alarmues edhe për Brazilin, pasi Rodrygo rrezikon seriozisht të humbasë edhe Kupën e Botës. Nëse afatet e rikuperimit konfirmohen, përzgjedhësi i “Seleçaos” do të duhet të bëjë plane pa njërin nga lojtarët më të rëndësishëm në repartin ofensiv.
Për Real Madridin, kjo është një mungesë e madhe në fazën vendimtare të sezonit, ndërsa për 23-vjeçarin nis një garë e vështirë me kohën për t’u rikthyer sa më i fortë në fushë.






