E ardhmja e Rodrygo Goes duket larg gjigantit spanjoll Real Madrid.
Sipas raportimeve nga Fichajes, Real Madrid është i gatshëm të shqyrtojë largimin e Rodrygos gjatë verës, por vetëm nëse ndonjë klub ofron plot 100 milionë euro, vlerësimi që ‘Los Blancos’ i kanë vendosur sulmuesit brazilian.
Klubi spanjoll po përgatitet për një verë tranzicioni dhe sheh shitjen e mundshme të Rodrygos si një mënyrë për të financuar përforcimet e mëdha që ka në plan.
Megjithëse braziliani është i lidhur me Realin deri në vitin 2028, pozita e tij në ekip duket gjithnjë e më e pasigurt. Ardhja e mundshme e Xabi Alonsos në stol mund të sjellë ndryshime të mëdha në strukturën e skuadrës, duke rrezikuar rolet e disa lojtarëve aktualë përfshirë Rodrygon.
Po ashtu, ngritja në skenë e talenteve të rinj si Arda Güler ka treguar një ndryshim të mundshëm në prioritetet e klubit.
Rodrygo, i transferuar nga Santos, ka qenë vendimtar në shumë ndeshje të Ligës së Kampionëve, por që nuk është i pashitshëm.
Kjo ka zgjuar interesin e madh të disa prej klubeve më të mëdha evropiane, përfshirë Liverpool, Chelsea, Man Utd dhe Manchester City nga Liga Premier, si dhe Paris Saint-Germain nga Ligue 1.
Pep Guardiola thuhet se e vlerëson lart Rodrygon dhe e sheh atë si një përshtatje ideale për sistemin e tij te Manchester City. Liverpool gjithashtu mund të bëjë një lëvizje, veçanërisht nëse ndonjë nga yjet aktualë si Luis Díaz apo Darwin Nunez largohet nga “Anfield”.
Në të njëjtën kohë, PSG po monitoron me kujdes situatën dhe është gati të veprojë nëse i paraqitet mundësia.
Me afrimin e merkatos së verës, vëmendja është e përqendruar te Santiago Bernabeu, ku pritet të ketë lëvizje të rëndësishme në kuadër të rindërtimit të skuadrës.