Rodri mund të jetë jashtë fushës për Manchester Cityn për shkak të dëmtimit të tij, por ai vazhdon ta mbajë një sy te talentet e reja për t’i sjellë në Etihad.
Fituesi i Topit të Artë nuk është paraqitur për skuadrën e tij që nga barazimi 2-2 me Arsenalin në shtator.
Kampionët në fuqi të Ligës Premier kanë vuajtur mungesën e mesfushorit të tyre, duke dështuar të fitojnë katër ndeshjet e fundit dhe duke zbritur në vendin e pestë në renditjen e ligës.
Rodri, ndonëse nuk është në gjendje të ndihmojë ekipin e tij në fushë, ka treguar se cilin lojtar që do të donte ta nënshkruante për ta rikthyer man Cityn në rrugët e fitoreve.
“Për momentin, unë do ta merrja atë”, deklaroi mesfushori për AS kur u pyet për Nico Williams.
Rodri dhe Williams u bashkuan me Lamine Yamal dhe Luis de la Fuente në një gala që dekoronte sportistët më të mirë spanjollë në të gjithë botën e sportit.