Real Madrid e ka vendosur si prioritet mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri për verën e ardhshme, ka bërë të ditur e famshmja spanjolle AS.
Futbollisti spanjoll ka një kontratë me ‘Citizens’ që e mban të lidhur deri në vitin 2027.
Ndërsa vlera e tij në Transfermarkt është 109 milionë euro.
Fituesi i Euro 2024 me Spanjën e njeh mirë futbollin spanjoll pasi aty i mori hapat e parë.
Rodri ka qenë pjesë e Villarealit për tri sezone kur u transferua në verën e vitit 2018 tek Atletico.
Performancat e tij të shkëlqyera menjëherë ranë në sy të strategut spanjoll, Pep Guardiola ku menjëherë pas një viti e transferoi tek Manchester City.
Rodri është ndër tre favoritët edhe për të fituar Topin e Artë këtë vit.