-2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Rodri ka këshilluar Guardiolën që ta transferojë yllin spanjoll si zëvendësues të tij

- Advertisement -

Rodri i ka treguar Manchester Cityt se kë duhet ta transferojnë gjatë afatit kalimtar të janarit për ta zëvendësuar atë, pasi Pep Guardiola ka humbur katër ndeshje radhazi për herë të parë në karrierën e tij.

Të rrethuar nga lëndimet, kampioni në fuqi i Anglisë pësoi humbje ndaj Tottenhamit, Bournemouthit, Sporting Lisbonës dhe Brightonit.

Në serinë e tyre më të dobët në gjashtë vite, City tani e gjen veten pesë pikë mbrapa liderit Liverpoolit në garën për titullin e Ligës Premier.

Mesfusha ka qenë një problem i madh për ‘Qytetarët’ të cilët po kanë vështirësi në mungesë të Rodrit pas lëndimit të rëndë që ai kishte pësuar ndaj Arsenalit.

Mateo Kovacic ka pasur disa paraqitje të mira por ai zakonisht preferon të luajë më i avancuar, teksa Ilkay Gundogan nuk e ka gjetur ritmin që prej se u rikthye në Angli nga Barcelona.

City rrallëherë bën biznes gjatë afatit të janarit, por sipas Daily Star, ata kanë 100 milionë euro në dispozicion për të bërë përforcime dhe ata tashmë po mendojnë një ofertë për Martin Zubimendin.

25-vjeçari e ndihmoi Spanjën që ta fitojë Kampionatin Evropian në verë, duke zëvendësuar Rodrin pas pjesës së parë.

Sipas raportimit, që citon një burim pranë klubit, thuhet se ka qenë Rodri ai i cili e ka këshilluar Guardiolën që ta transferojë Zubimendin duke i treguar për aftësitë e tij.

Ani pse jo edhe aq i mirë në aspektin fizik, Zubimendi është një profil i ngjashëm i lojtarit si Rodri dhe kujtojmë se verën e kaluar u kërkua me ngulm nga Liverpooli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit