Rodri, u pyet në këtë intervistë rreth komenteve të Cristiano Ronaldos, për Topin e Artë duke e quajtur si të padrejtë fitoren e spanjollit.
“Epo surprizë, vërtetë, sepse ai e di më mirë se kushdo se si funksionon ky çmim dhe mbi të gjitha si zgjidhet fituesi. Këtë vit gazetarët që votojnë kanë konsideruar se duhet ta fitoj unë. Ndoshta po këta gazetarë kanë qenë ata që në një moment kanë votuar që ai të fitojë dhe mendoj se atëherë do të ishte dakord”, u shpreh Rodri.