Të dhënat e fundit thonë gjithashtu se zjarri ka hyrë në fshatin Laermë dhe po djeg kishën në varreza.
Aktualisht në Rodos janë tre vatra aktive. Një në verilindje të digës artificiale të liqenit të Lagorës e cila ka krijuar një vatër të vogël aktive. Vatra tjetër është 500 metra nga Laerma në Lardo, një front i ri që bashkohet me atë të vjetër dhe më aktivi është në Asklepio të Rodos.
Kjo situatë në Greqi po vijon prej ditësh.