Caltech ka krijuar një robot me një madhësi sikurse të lodrave që operohen nga distanca dhe mund të ndryshojë formën në momentin kur ecë, fluturon dhe kur vozitet.
Roboti M4 është i pajisur me elektronikë, motorë dhe një kompjuter të vogël që e lejon atë të vendosë se çfarë forme duhet të marrë për të lëvizur.
M4 u projektua nga Mory Gharib, një profesor i aeronautikës në Caltech, në partneritet me Alireza Ramezani-n, një asistent profesor i inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike në Universitetin Northeastern.