5.2 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Robin van Persie merr timonin e Feyenoord

- Advertisement -

Feyenoord ka emëruar trajnerin e ri dhe nuk është askush tjetër veçse një nga figurat e tyre legjendare, Robin van Persie.

Ish-sulmuesi, i cili e filloi dhe e përfundoi karrierën e tij të shkëlqyer si lojtar në Roterdam, është rikthyer në klub, këtë herë si menaxher.

Van Persie merr drejtimin e Feyenoord që aktualisht konkurron në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, ku ata do të përballen me Interin e Milanos.

Kurse, në ligën holandeze, Feyenoord renditet i treti, pas liderit Ajax me 11 pikë dhe PSV të vendit të dytë me 9 pikë.

Ky nuk është roli i parë si trajner i van Persie. Ai fillimisht iu bashkua klubit si asistent i Dick Advocaat në vitin 2020, më vonë si menaxher në ekipin U-18. Kurse, në vitin 2024, ai mori rolin e tij të parë si trajner në Heerenveen.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit