![Robin Krasniqi: Më 5 gusht do të shkruajmë histori Robin Krasniqi: Më 5 gusht do të shkruajmë histori](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/05/haxhi-krasniqi.jpg)
Haxhi Robin Krasniqi synon ta jetojë ëndrrën e tij të kamotshme për të boksuar dhe për të fituar në vendin ku i rrahë zemra, Kosovë.
Boksieri i suksesshëm bëri karrierë të jashtëzakonshme jashtë vendit, ndërsa më 5 gusht do ta plotësojë ëndrrën e tij dhe të krejt fansave të tij për të boksuar në Kosovë.
Meçi i radhës i tij do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ish-kampioni i botës në boksin profesionist, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, paralajmëroi se do të shkruhet historia me atë datë. “Me 5 Gusht do të shkruajmë Histori!”, ka shkruar 36-vjeçari nga Juniku. Pasi data dhe vendi i meçit të ardhshëm tashmë dihet, ka mbetur për t’u caktuar vetëm edhe kundërshtari i Krasniqit.