5.2 C
New York
Friday, November 14, 2025

Buy now

Roberto Mancini emërohet trajner i ri i Al-Sadd

- Advertisement -

Roberto Mancini është trajneri i ri i Al-Sadd. Klubi i Katarit e njoftoi këtë në një deklaratë zyrtare.

Trajneri 60-vjeçar italian ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare e gjysmë.

Ai do të përballet me një ekip që aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë në tabelë pas nëntë ndeshjesh, një fillim shumë zhgënjyes i sezonit për kampionët në fuqi. Klubi në fjalë është më i njohuri në vend, pasi ka fituar 18 herë titullin kampion, përfshirë dy të fundit radhazi.

Aty nisi karrierën si trajner edhe Xavi Hernandez, duke e drejtuar për dy vite para se t’i bashkohej Barcelonës.

Ky është sezoni i pestë i Mançinit jashtë vendit, pas atyre me Manchester City-n, me të cilin fitoi një Kupë FA dhe një titull të Premier Ligës, Galatasaray-n, me të cilin fitoi Kupën e Turqisë, Zenit-in dhe, së fundmi, Arabinë Saudite.

Të ngjashme

Të fundit