Thashethemet për trajnerin e ri të Kosovës po vazhdojnë.
Sipas gazetarit spanjoll, Matteo Moretto, ish-trajner i Monacos dhe Granadas, Robert Moreno është njëri prej kandidatëve që mund ta marr pozitën e përzgjedhësit të Kosovës.
“Robert Moreno është një nga kandidatët më të fortë për Kombëtaren e Kosovës, por trajneri spanjoll po e mendon këtë. Në ditët në vijim do të ketë kontakte të reja mes palëve”, ka shkruar ai.
Trajneri spanjoll është i papunë që nga marsi i vitit të kaluar, derisa së fundmi kishte drejtuar Granadan.
Vlen të theksohet se 46-vjeçari ka udhëhequr edhe Kombëtaren e Spanjës për 10 ndeshje.