Ka javë që këngëtari dhe moderator, Robert Berisha ka bërë publike lidhjen e tij të dashurisë me Laureta Maqedonci, ku çifti zgjodhi që të ndaj me fansat pak momente nga përditshmëria e tyre.
Së fundmi, dyshja duket se kanë nisur pushimet e para bashkë.
Roberti dhe Laureta po shijojnë verën në Turqi. Me ritmet e muzikës, të dy duket se po argëtohen mjaft shumë.
Ndryshe, kjo lidhje e Robertit vjen disa vite pas ndarjes nga këngëtarja Nora Istrefi, me të cilën ka edhe një vajzë të quajtur, Renee.