12.5 C
New York
Thursday, October 2, 2025

Buy now

Robbie Williams diagnostikohet me sindromën “Tourette”

- Advertisement -

Robbie Williams ka zbuluar se është diagnostikuar me sindromën ‘Tourette’, përveç ADHD-së dhe PTSD-së nga të cilat vuan prej vitesh.

Ai ka pranuar se shëndeti mendor dhe varësitë nga droga e alkooli kanë ndikuar thellë në jetën dhe karrierën e tij.

Edhe pse testi për autizëm doli negativ, këngëtari thotë se ka tipare të ngjashme, duke përfshirë ankthin që e përjeton jashtë zonës së tij të sigurisë – shtratit.

Në një intervistë të sinqertë, Williams rrëfeu se turnetë e frikësojnë, pavarësisht dekadave të performancave para stadiumeve të mbushura, dhe se diagnoza e Tourette-it, ashtu si tek Lewis Capaldi, ka ndikuar shumë në performancat e tij.

Ai kujtoi se është diagnostikuar tri herë me ADHD, por shpesh e “harronte” diagnozën, duke abuzuar edhe me medikamentet.

Sot është më i vetëdijshëm për gjendjen e tij mendore dhe mundohet të gjejë mënyra për ta përballuar, duke pranuar se ndonëse është në një trajektore përmirësimi, ende ndjen pasiguri.

Sindroma Tourette përkufizohet si një çrregullim neurologjik i trashëguar, që shfaqet me tike motorike dhe vokale, shpesh i shoqëruar me gjendje si ADHD, OCD dhe ankth.

Të ngjashme

Të fundit