0.2 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Roanldo shënon golin e parë në sezonin e ri, Al-Nassr mposht Monastirin

- Advertisement -

Cristiano Ronaldo shënoi mbrëmë golin e tij të parë për sezonin 2023/24.

Ylli portugez kontribuoi me gol në fitoren e Al-Nassr ndaj Monastir, në kuadër të raundit të dytë Kupës së Kampionëve të Klubeve Arabe.

Al-Nassr triumfoi me rezultatin 1:4. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “King Fahd”.

Ronaldo ishte autor i golit të dytë për skuadrën e tij, të shënuar në minutën e 74-të.

Anderson Talisca (42’), Abdulelah Al Amri (88’) dhe Abdulaziz Al Aliwa (90’) shënuan golat tjerë.

Për ekipin nga Tunizia ishte Ali Al Oujami (66’) që shënoi autogol.

Al-Nassr do të luajë kundër kampionit egjiptian, Zamalek, në ndeshjen e radhës në këtë kompeticion. Ekipit nga Arabia Saudite i mjafton vetëm një pikë për të kaluar grupin.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit