Minitrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se Trepça është objekt i keqpërdorimit të pafundmë, ku shton se atje janë punësuar njerëz për të blerë vota e ka vjedhur, e dikush keqpërdor fotografitë e minatorëve për qëllime politike.
Tutje, përmes një postimi në facebook, ministrja shton se bashkëbisedimi që kishim dje me minatorët e të tjerët ishte jashtëzakonisht i vlefshëm, i hapur e i sinqertë.
“Ne u morëm vesh shumë mirë: nuk duhet të fshihet keqpërdorimi prapa djersës së minatorit. Me shumë kënaqësi do të bashkëbisedoj me ata/o që janë sinqerisht të interesuar për sfidat e Trepçës e çfarë po ndodh aty, e jo thjesht për të shtrembëruar e keqpërdorur vështirësitë e ndërmarrjes për klikime e poena politike”, shkruan Rizvanolli.