Ministrja në detyrë Artane Rizvanolli në një konferencë për media, ka thënë se ka mundësi që ekziston Mafia energjetike dhe që ajo ta ketë selinë në Serbi, por që sipas saj s’ka asnjë lidhje me Kosovën.
S’po ndalen disa duke e thënë. Mafia energjetike në Ballkan mund të ekzistojë, e të ketë selinë në Beograd, por asnjë institucion i Kosovës s’ka asnje raport, lidhje apo kontakt me të, as shoqëror e as biznesor, e as kurrfarë. Absurde që ta them pasi ata që akuzojnë, s’kanë asnjë fije fakti për atë që e thonë”, ka thënë Rizvanolli.
Sipas ministres në detyrë, ata që akuzojnë për “mafi energjetike”, shpërndajnë dezinformata “për qëllime që vetëm ata mund t’i dinë”.
“Prej tyre s’mund të presim të jenë korrektë, por ju lus që të mos i merrni të mirëqena të gjitha deklarimet që i lexoni, por t’u referoheni informatave zyrtare nga kompanitë përgjegjëse”, ka thënë ajo.