-6.4 C
New York
Monday, December 23, 2024

Buy now

Rizvanolli në Greqi: Lëndët e para si litiumi nuk duhet të sigurohen duke forcuar regjime autokratike e destabilizuese

- Advertisement -

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në Forumin e Energjisë së Evropës Juglindore (SEEF 2024), që po mbahet në Selanik të Greqisë.

Në forum kanë marrë pjesë ministra të vendeve të rajonit dhe përfaqësues nga Departamenti i Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku janë diskutuar tema të ndryshme për të ardhmen e energjisë në rajon, përballja me krizat energjetike, orientimin drejtë energjisë së gjelbër dhe burimeve tjera energjetike të ripërtërishme.

Rizvanolli ka qenë pjesë e panelit ministror “Bashkëpunimi energjetik në Evropën Juglindore dhe rajoni Mesdheut Lindor: Një kthim për sigurinë e energjisë në BE”, ku së bashku me homologët e saj nga Greqia, Theodore Skylakakis, Maqedonia e Veriut, Sanja Bozhinovska, atë të Bullgarisë, Vladimir Malinov dhe ministrin rumun, Sebastian Burduja, kanë diskutuar për bashkëpunimin energjetik në rajon.

Me këtë rast mes tjerash, ministrja ka vendosur t’i përzihet Gjermanisë në punët e saja.

Ajo theksoi se lëndët e para, si litiumi, nuk mund të sigurohen duke forcuar regjime autokratike me tendenca për destabilizimin e rajonit.

Po ashtu, ajo ka vlerësuar se bashkëpunimi me partnerë me të cilët i ndajmë vlerat është tejet i rëndësishëm për sigurinë e energjisë të rajonit.

Javë më parë Gjermania e Serbia nënshkruajtën një marrëveshje për litiumin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit