6 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Rizvanolli mburret me uljen e konsumit të energjisë nga amvisëritë, Shala e ndërlidh me migrimin

- Advertisement -

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se është ulur kërkesa për energji elektrike nga ana e amvisërisë dhe është rritur kërkesa për energji nga ana e bizneseve, raporton Ekonomia Online.

Kjo sipas Rizvanollit ka ndodhur për shkak të masave që i ka ndërmarrë Qeveria me subvencionimin e pajisjeve efiçiente. Ndërsa për rritjen e kërkesës nga bizneset, Rizvanolli e sheh si rritje të aktivitetit ekonomik

“Jo vetëm që është stabiluzar kërkesa e amvisërive, mirëpo edhe që po shkon mesatarisht duke u ulur, e që është shumë pozitive dhe në fakt është arritje përtej asaj çfarë kemi shpresuar kur i kemi hapur kampanjat edhe për efiçiencë edhe për konsum të energjisë. Anën tjetër, tek konsumi, gjithnjë më shumë po vjen prej bizneseve që reflekton rritjen e aktivitetit ekonomik. Kemi edhe ulje të humbjeve teknike që është tejet me rendësi”, ka thënë Rizvanolli në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Rizvanolli ka thënë se kompania e distribucionit KEDS ka kryer kontrolle shtesë për vjedhje të energjisë elektrike.

Sipas saj, janë kryer rreth 250 vizita brenda muajit, nga të cilat janë identifikuar një numër i madh i vjedhjeve të energjisë elektrike.

Kemi kërkuar nga kompania e distribucionit KEDS që të ketë kontrolle shtesë për vjedhje të energjisë elektrike, dhe ata i kanë raportuar në baza javore përgjatë vitit të fundit i kanë pasur rreth 250 vizita për çdo muaj dhe janë identifikuar prej tyre rreth 30. Janë identifikuar një numër i madh i vjedhjeve të energjisë. Po vidhen konsumatorët tjerë që e paguajnë”, ka thënë ajo.

Por uljen e konsumit të energjisë, nuk u pajtua kryetari i Komisionit nga radhët e PDK-së Ferat Shala. Ai deklaroi se rënia e konsumit tek kjo kategori ndërlidhet me migrimin e qytetarëve.

“Meqenëse po flasim për indikatorët, këtë që e thoni tek çështja e amvisërisë, duhet ta keni parasysh edhe indikatorin që shumë ekonomi familjare më nuk janë, vetëm dy vitet e fundit kemi mbi qindra mijëra njerëz që kanë dalë nga Kosova dhe indikatori i largimit të njerëzve nga Kosova ka bërë që ta stabilizojë konsumin e energjisë së familjeve. Pra nuk mund të shohim shumë si rezultat nëse nuk e kemi edhe indikatorin e të larguarave dhe atyre që kanë pasivizuar çështjen e konsumit familjar e sot janë në perëndim, sepse ata konsumojnë, veçse në perëndim jo në Kosovë, nuk e kemi këtë shifër”, tha Shala.

Por ministrja Rizvanolli ka thënë se migrimi i qytetarëve nuk është efekti që lidhet uljen e konsumit të energjisë tek amvisëria.

“Jo nuk është në fakt ky efekt i emigrimit. Edhe po t’i përfshijmë ata që e kanë konsumin zero, prej një situate ku kemi pasur rritje mesatare prej 17 për qind në ulje prej 7 për qind brenda veç dy viteve, është e pakontestueshme dhe në fakt ky mund të jetë lajmi më i mirë në sektor të energjisë në dekadën e fundit”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit