Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për media ka thënë se përballen me sfida në sektorin energjetik.
Ajo tha se siguria e furnizimit varët nga termocentralet 62 e 42-vjeçare, sepse sipas saj, nuk janë bërë kurrë rehablitimet e tyre.
“Kemi sfida në sektorin energjetik sepse siguria jonë e furnizimit varet nga termocentralet 62 e 42 vjeçare sepse nuk janë bërë kurrë rehablitimet e tyre. Një nga arsyet se pse që nga prilli nuk i kemi në funksion të gjitha blloqet është se për herë të parë në Termocentralin Kosova B po i modernizojmë turbinate dhe rrjeshimisht Blloku B2 është jashtë funksionit për këto operime për gati gjashtë muaj”.
Kjo është një sakrificë e përkohshme por e domosdoshme dhe duhet ta bëjmë tash sepse nuk e kanë bërë kur cmimet e importit kanë qenë më të lira”, është shprehur ajo