Ishte një nga vokalistët e grupit “Ritmi i rrugës”, tani në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, ka sjell një rrëfim që rrallë herë e dëgjojmë.

Bëhet fjalë për Memli Krasniqi, i cili me një periudhë të gjatë është i fokusuar në politikë.

Ai  rrëfeu kohën kur si 15 vjeçar ka regjistruar këngën e parë.

Ndryshe ai thekson se si anëtar i “Ritmit të Rrugës”, kanë qenë pijoner të rep skenës.

“Besoj që të tjerët dinë me më përshkru më mirë, ne kemi qenë pijoner të rep skenës, kemi ingjizuar ndoshta këngën e parë rep në vitin 1995 që e ka pas emrin Tona të zezat, e që realisht ka qenë njëfarë tituli që e ka përshkruar kohën që kemi jetu ose si e kemi parë ne sit ë ri, 15 vjeçar atë kohë. Për mua ka qenë angazhim shoqëror muzik dhe ka qenë njëfarë tëntimi i yni për me shpërfaqë dhe me përshkru perspektiven e një të riu të Kosovës në një kohë shumë të vështirë, sidomos në fund vitin 90-të dhe ky farë lloj ngazhimi edhe politikë përmes teksteve dhe muzikës tonë më ka përcjell edhe deri në fundin e karrierës”, rrëfeu ai për Gazetën Blic.

Ndonëse tashmë është i angazhuar në një profesion tjetër, ai kujton me nostalgji kohën kur bënte muzikë, ani pse sipas tij ka qenë mjaftë e vështirë.

“E kujtoj me pozitivitet. Nostalgji në kuptimin e asaj që do të isha marrë përsëri  jo shumë, por nostalgji dhe pozitivitet dhe vlerësim për atë kohë dhe në krejt në çka kemi kalu po, se ka qenë krejt ndryshe prej çka bëhet sot në skenën muzikore, siç thonë taman underground ka qenë veç  ajo kohë  sepse ka qenë shumë vështirë, në çdo kuptim ka qenë vështirë me u marrë me muzikë, me bë një këngë, me pasë të hollat me pagu, me bë diçka që ka ndikim, ska pasë radio, ska pasë televiizion, ska pasë media dhe ka qenë vështirë është dashtë me shku me ingjizu ne vet nëpër kaseta e me I shpërnda nëpër dj e kafiteri”, u shpreh Krasniqi.

E arsyjen se a do të ishte rikthyer prap në skenën muzikore, Krasniqi potencon se “Tash rimat në thonjëza dhe tekstet i them në parlament të Kosovës”.

E për Krasniqin dy këngët e tij “Përjetësisht, dhe Ushtari i Rrugës”, arritur të prekin shumë zemra dhe janë ende të dashura për publikun, sidomos pas gjithë këtyre viteve që janë lansuar.

“Nuk e di unë a e kisha kthy, ndokush tjetër mundet edhe me bë një remake siç janë bërë disa, por kam këngë të cilat i dëgjoj me më shumë dëshirë ose se kam ndonjë farë emocioni më të veçantë, një prej tyre është kënga Përjetësisht, Ushtari i Rrugës që ende vazhdojnë me e ditë përtej befasisë sime edhe gjeneratat që kanë lind masi që është publikuar kënga në vitin 2002”

Gjithashtu ai ndër të tjera thotë se shumë këngë të tjera të tij shpërfaqin emocionet dhe përjetimet e kohës së luftës dhe periudhës para çlirimit